Trump tërhiqet nga vendosja e tarifave ndaj Kinës: Më duhet ta rishikoj vendimin

Presidenti amerikan Donald Trump pritet ta shqyrtojë sërish vendimin e tij për vendosjen e tarifës 10% mbi mallrat e importuara nga Kina duke nisur që nga data 1 shkurt.
Javën e kaluar shefi i Shtëpisë së Bardhë pati një telefonatë me homologun kinez Xi Jinping (lex. Shi Xhinping), të cilën e konsideroi miqësore dhe që mund t’i hapë rrugën një marrëveshjeje tregtare me Kinën.
Gjatë një interviste për rrjetin televiziv Fox, Trump u shpreh se vendimi i tij për tarifat u nxit nga fakti që Kina fiton shumë prej Amerikës dhe i përdor paratë për të ndërtuar ushtrinë e saj.
“Ata janë një vend shumë ambicioz, ai është një njeri ambicioz… Ai ishte si miku im, ne kishim një marrëdhënie shumë të mirë. Kina merr shumë nga paratë e saj nga Amerika dhe ata i përdorin ato para për të ndërtuar ushtrinë e tyre. Ne kemi një fuqi shumë të madhe mbi Kinën, dhe kjo janë tarifat, dhe ata nuk i duan ato. Dhe më mirë nuk do të më duhej ta përdorja. Por është një fuqi e jashtëzakonshme mbi Kinën”, deklaroi Trump.
“Lufta në Ukrainë duhet të përfundojë menjëherë”
Një tjetër çështje në të cilën u ndal presidenti amerikan në intervistën e tij, ishte dhe lufta në Ukrainë.
Trump u shpreh se kjo luftë duhet të përfundojë menjëherë, ndërsa thekson se Putin nuk duhej ta kishte nisur kurrë agresionin ndaj Kievit.
Ai shton se nëse lufta do të kishte filluar ndërsa ai ishte në detyrë, ai do të kishte bërë një paralajmëroi vendosjen e tarifave masive kundrejt Rusisë, nëse Putin nuk e ndalon luftën.
Presidenti amerikan ka thënë më parë se do të negocionte një zgjidhje të konfliktit, i cili filloi me pushtimin e plotë të Rusisë në shkurt të vitit 2022, në një ditë të vetme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




