Turi në Ballkanin perëndimor, Von der Leyen: Duam të sigurohemi që Bashkimi Evropian të jetë gati për zgjerim

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka përmbyllur turin e saj në Ballkanin Perëndimor, ku vizitoi Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.
Në përfundim të vizitave në rajon, von der Leyen ka theksuar rëndësinë e përgatitjes së Bashkimit Evropian për zgjerimin, duke vënë në fokus edhe mbrojtjen e vlerave demokratike dhe shtetit të së drejtës.
“Ne duam të sigurohemi se Bashkimi ynë Europian të jetë gati për t’u zgjeruar dhe ne do të përcaktojmë se si t’i mbrojmë më mirë ato që ndodhen në zemër të Europës, që janë vlerat tona demokratike dhe shtetin e së drejtës”, ka deklaruar Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Tiranë.
Presidentja e KE-së e nisi turin pikërisht nga Tirana, ku ndal më 30 shtator. Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, ajo tha se sheh një përparim të rëndësishëm të vendit në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Ajo kërkoi të ruhet ritmi i reformave si dhe të vijohet me zbatimin e tyre.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




