Turizmi në Dibër, atraksionet tërheqin çdo vit mbi 200 mijë vizitorë

Turizëm | 5 muaj më parë

Dibra njihet për një sërë atraksionesh natyrore dhe kulturore, tashmë lehtësisht të aksesueshme si për turistët vendas ashtu edhe për ata të huaj. Drejtori i turizmit në bashki, Ridjan Kata, tregon se cilat janë pikat më të vizituara nga turistët.

“Bashkia Dibër është një bashki që ka larmshmëri shumë të madhe për sa i përket kryesisht turizmit malor. Mali i Korabit është mali më i madh në Republikën e Shqipërisë, është zona e Radomirës. Gjithashtu nga ana tjetër e luginës së Drinit kemi dhe Lurën e cila është një shumë i njohur për turistët vendas”, tha Kata

Sipas tij, gjatë vitit që lamë pas, Dibra është vizituar nga mbi 200 mijë turistë, një shifër që pritet të dyfishohet gjatë këtij viti.

“Vjet dhe një vit më parë  mund të numërohen po themi diku 200.000. Për këtë vit ne synojmë që kjo të arrijë domethënë deri në 400.000 vizitorë”, tha ai.

Ndërkohë, po punohet për hapjen e shtigjeve të reja turistike, me synim zgjerimin e hartës së destinacioneve dhe aksesin në zona të tjera me potencial të lartë turistik.

“Një ndër zonat që ja vlen për të zbuluar patjetër është janë liqenet e Kasnisë ndodhen në njësinë administrative të Selishtës. Aty ka dhe atraksione historike kulturore patjetë,  siç është dhe muzeu i Kastriotëve në në Sintaj, pjesën tjetër kalaja e Skënderbeut”, tha ai.

Një rol të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit në Dibër zë edhe turizmi balnear. Peshkopia njihet për llixhat e saj, të cilat tërheqin vizitorë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Gazetar: D. Shehu 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme