Turizmi në Skuraj dhe Shkopet, pranvera rrit numrin e vizitorëve, kërkohet më shumë vëmendje ndaj kësaj zone
Pranvera me mot të ngrohtë ka rritur numrin e vizitorëve në Luginën e Skurajt dhe Shkopetit, në Kurbin.
E shtrirë mes maleve të larta, kjo zonë po tërheq gjithnjë e më shumë turistë vendas dhe të huaj, të cilët mahniten nga bukuritë natyrore që ajo ofron.
Përveç shëtitjeve në natyrë dhe peizazheve, vizitorët mund të shijojnë edhe gatimet tradicionale të zonës, duke e kthyer këtë destinacion në një pikë të rëndësishme për turizmin lokal.
“Vijnë turistë nga e gjithë bota, kënaqen me traditën”, u shpreh Zef Gjeçi, guidë turistike.
Problem mbetet infrastruktura rrugore si dhe ndërprerjet në furnizimin me energji elektrike.
“Rruga Skurraj-Burrel është që në kohën e Enverit, tërësisht e amortizuar”, tha ai.
Banorët dhe operatorët turistikë shpresojnë që rritja e numrit të vizitorëve dhe investimet në këtë sektor të rrisin edhe më tej potencialin e kësaj zone të veçantë turistike.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





