Ura e Mesit, atraksion i preferuar, vizitorët vlerësojnë arkitekturën e saj

Turizëm | 3 muaj më parë

Ura e Mesit vijon të jetë një nga destinacionet më të vizituara në Shkodër, duke tërhequr çdo ditë turistë nga vende të ndryshme të botës, të cilët mbeten të mahnitur nga bukuria e saj, natyra përreth dhe mikpritja shqiptare.

Vizitorët nuk i kursejnë vlerësimet për Shqipërinë dhe Shkodrën. Një turiste nga Australia shprehet se është impresionuar nga gjithçka që ka parë.

“Deri tani më ka pëlqyer shumë. Njerëzit kanë qenë shumë të sjellshëm. Gjithçka është kaq e bukur. Është vërtet fantastike,” thotë ajo.

“Vij nga Australia. Deri tani më ka pëlqyer shumë. Njerëzit kanë qenë shumë të sjellshëm. Gjithçka është kaq e bukur”, shprehet një nga turistët.

“Më pëlqeu shumë. Të gjithë janë jashtëzakonisht miqësorë”, tha një tjetër turiste.

“Kjo është shtëpia ime, shtëpia ime e dytë. Kjo është zemra ime. Këtu janë sytë e mi. Besomëni, ky është vëllai im, vëllai ynë”, deklaroi turisti tjetër.

“Është thjesht e mrekullueshme. Është krejt ndryshe. Është hera ime e parë në Shqipëri. Mbërrita vetëm dje. Vendi më i bukur në botë dhe njerëzit më të mirë në botë”, u shpreh turisti për mikrofonin e RTSH.

Shumë prej tyre e vizitojnë për herë të parë dhe e cilësojnë si një nga vendet më të bukura që kanë parë në Shqipëri, ndërsa të tjerë rikthehen vazhdimisht, duke e konsideruar një destinacion të preferuar gjatë qëndrimit në Shkodër.

Turistët shqiptarë dhe të huaj ndalojnë për të bërë fotografi, për të shijuar natyrën dhe për të njohur më nga afër historinë e monumentit. Rritja e numrit të vizitorëve gjatë sezonit veror konfirmon se Ura e Mesit mbetet një nga pikat më të rëndësishme të turizmit kulturor dhe natyror në veri të vendit.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme