Ura e Mesit – Një krenari për Shkodrën, vend “pelegrinazhi” edhe për ata që jetojnë jashtë
Pas shumë vitesh larg vendlindjes, një grup shkodranësh emigrantë janë rikthyer në qytetin e tyre për të vizituar disa prej vendeve më të bukura dhe të dashura të Shkodrës. Ndalesa e tyre e parë ka qenë Ura e Mesit, një nga monumentet më të njohura historike e kulturore të zonës.
Për disa, ky rikthim është edhe një mundësi për të parë ndryshimet që ka pësuar qyteti ndër vite, ndërsa për të tjerët, është një rikthim emocional që i lidh sërish me rrënjët.
“Kam 17 vite që jetoj në Amerikë, dhe erdhëm për të vizituar Urën e Mesit”, u shpreh një vizitor.
Ura e Mesit është një pjesë e rëndësishme guidave të ndryshme turistike dhe ndër më të vizitueshme nga turistët në Shkodër.
“Jam nga shteti i Kinës, kisha planifikuar të shkoja në Mostar për të parë një urë të ngjashme, por nuk shkova. Erdha këtu për ta parë këtë, qenka shumë bukur. Më duket shumë si një qytet kinez. Është hera e parë që e vizitoj vendin tuaj, Gjëja e mirë në Shkodër , është se ka shumë biçikleta”, tha një turist.
Shpesh, turistët shfrytëzojnë vizitën për të mësuar më shumë rreth historisë së rajonit të Shkodrës, pasi ura është pjesë e rrugës së vjetër që lidhte Shkodrën me zonat e malësisë. Arkitektura dhe historia e saj e krijimit iu jep njerëzve dëshirën për ta vizituar ketë vend, për të bërë foto fantastike dhe t’ua sugjerojnë edhe miqve të tyre për ta vizituar.
Gazetar: Mirsad Rakaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





