Valbona çel zyrtarisht sezonin turistik, Bashkia Tropojë synon rritje të numrit të turistëve në Alpet Shqiptare
Lugina e Valbonës ka çelur zyrtarisht sezonin turistik, ndërsa Bashkia Tropojë synon që këtë vit të ketë një tjetër rritje të numrit të vizitorëve vendas dhe të huaj në Alpet Shqiptare.
Bashkia Tropojë shpreson që sezoni turistik 2026 të sjellë një numër më të lartë turistësh krahasuar me vitin 2025, kur Valbona dhe Alpet Shqiptare u vizituan nga mbi 200 mijë turistë vendas dhe të huaj.
“Në bashkëpunim me biznesin dhe me institucionet e rrethit të Tropojës kemi marrë masa që mbarëvajtja e këtij sezoni turistik të jetë i suksesshëm. Këtë vit presim edhe më shumë vizitor sepse fal infrastrukturës mund të kemi dhe një numër më të lartë turistësh”, u shpreh Rexhë Byberi, Kryetar i Bashkisë Tropojë.
Kryetari Byberaj po mbështet çdokënd që ka dëshirë të investojë në sektorin e turizmit në Tropojë.
“Po punojmë me projekte dhe sidomos po stimulojmë moshën e re që të vijnë në Tropojë dhe të investojnë në vendin e tyre”, tha ai.
Me hapjen zyrtare të sezonit turistik, Valbona pritet të mirëpresë edhe këtë vit mijëra vizitorë vendas e të huaj, ndërsa institucionet vendore synojnë zhvillimin e mëtejshëm të turizmit dhe mbështetjen e investimeve në Alpet Shqiptare.
Gazetare: I. Bajraktari
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





