Vendimi – Mbetën pa shtëpi nga tërmeti, qeveria u kalon 322 apartamente disa bashkive

Qeveria, mbështetur në ligjin për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore, miratoi të mërkurën kalimin te bashkitë Kavajë, Kamzë, Kurbin, Durrës dhe Lezhë të 322 apartamenteve, në 19 ndërtesa, me njësi banimi (pallat).
Sipas vendimit, 45 apartamente në 2 ndërtesa, me njësi banimi do ti jepen Bashkisë Kavajë, ndërsa 158 apartamente në 12 ndërtesa, me njësi banimi do ti jepen në Bashkisë Kamzë.
“15 apartamente në 1 ndërtesë, me njësi banimi (pallat) i kalojnë Bashkisë Kurbin, 24 apartamente në 1 ndërtesë, me njësi banimi i jepen Bashkisë Durrës, ndërsa 80 apartamente në 3 njësi banimi në Bashkinë Lezhë.”, thuhet në vendimin e qeverisë.
Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe bashkitë Kavajë, Kamzë, Kurbin, Durrës dhe Lezhë për zbatimin e këtij vendimi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




