Volejboll meshkuj/ Francë- Poloni, finalja e madhe e Kampionatit Europian

Sport | 51 minuta më parë

Francë-Poloni është finalja e kampionatit europian në volejboll për meshkuj, sfidë që do të zhvillohet të sot në orën 21:00 në Milano.

Polonia, skuadra kampione në fuqi e kontinentit, mposhti në gjysmëfinale Slloveninë me rezultatin e pastër 3-0 (25-23, 25-23, 25-18).

Në gjysmëfinalen tjetër Franca triumfoi 3-1 (25-17, 18-25, 25-18, 25-15) përballë Finlandës. Sfida Poloni-Francë është një përsëritje e finales së Lojërave Olimpike, Paris 2024. Francezët fituan medaljen e artë, pasi mposhtën 3-0 polakët në atë ndeshje.

Finlanda do të përballet me Slloveninë në finalen e vogël në orën 17:00.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme