Zbulohet piktura më e vjetër e vizatuar në shpella

Botë | 9 muaj më parë

Studiuesit kanë zbuluar në ishullin indonezian Sulawesi pikturën më të vjetër të njohur në shpellë, me pigment të kuq që daton të paktën 67,800 vjet më parë. Zbulimi, i publikuar në revistën Nature, sugjeron se imagjinata simbolike dhe mendimi abstrakt te Homo Sapiens u zhvilluan shumë më herët dhe jashtë Evropës, duke sfiduar teoritë tradicionale eurocentrike.

Piktura paraqet një dorë të spërkatur me pigment, gishtat e së cilës janë ripunuar për të krijuar një formë të ngjashme me kthetra, çka tregon një nivel të hershëm të shprehjes simbolike.

Sipas profesorëve Adam Brumm dhe Maxime Aubert nga Universiteti Griffiths në Australi, ky zbulim forcon idenë se kreativiteti ishte një tipar i lindur i specieve tona dhe jo një “shpërthim” i kufizuar në Evropën e Epokës së Akullnajave. Ai gjithashtu mbështet teorinë se njerëzit modernë kishin arritur në rajonin Australi–Guineja e Re shumë më herët nga sa mendohej më parë.

Gjatë dekadës së fundit, zbulime të njëpasnjëshme në Sulawesi, përfshirë skena gjuetie dhe piktura narrative me kafshë dhe njerëz  kanë shtyrë gjithnjë e më prapa në kohë origjinën e artit figurativ. Ky zbulim i fundit e konsolidon Sulawesi-n si një nga qendrat më të hershme dhe më të rëndësishme të artit parahistorik në botë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme