111 persona nga 823 riregjistrime në autoshkollë rifituan lejen e drejtimit

Sociale | 3 vite më parë

Për shkelësit e rregullave të qarkullimit, rimarrja e patentës po bëhet gjithnjë e më e vështirë

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, (DPSHTRR) bën të ditur se vetëm 111 persona nga 823 riregjistrime në autoshkollë për shkak të heqjeve të pikëve të patentës, e kanë rifituar lejen e drejtimit gjatë periudhës qershor 2022 – dhjetor 2023.

Gjithnjë sipas DPSHTRR , në seancën e fundit të zhvilluar, nga 35 riregjistrime, u paraqitën 23 kandidatë ku vetëm 10 prej tyre rezultuan fitues. 

Ky autoritet vlerëson se drejtuesit e mjeteve që rifitojnë lejen e drejtimit kthehen në rrugë, akoma më të përgjegjshëm. 

Kohet e fundit policia ka ndërmarrë masa të ashpra për të gjithë shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor. Në në harkun kohor 11 deri 17 dhjetor, policia ka gjobitur 9405 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Ndërkohë, 30 persona janë arrestuar ose bënë në hetim.

 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme