14 maji/ Fondi vjetor i KQZ për partitë, PS merr shumicën! PD-së i takojnë 103 mln lekë, përfitojnë edhe 9 parti të tjera

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përcaktuar fondin vjetor për partitë politike, për vitin 2023.
Shuma totale që do t’i shpërndahet partive është 345.6 milionë lekë, ku pjesën më të madhe e përfiton Partia Socialiste, si forca që mori numrin më të madh të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare. Sipas vendimit të KQZ, selia rozë përfiton rreth 151.5 milionë lekë.
Ndërkohë, Partia Demokratike do të marrë 103.2 milionë lekë, ndërsa Partisë së Lirisë i takojnë 15.6 milionë lekë. Po ashtu nga fondi përfitojnë edhe 9 partitë e vogla.
Shpërndarja e fondeve vjetore për partitë politike:
- Partia Socialiste e Shqipërisë përfiton 151.494.783 (njëqind e pesëdhjetë e një milion e katërqind e dyzet e nëntë mijë e shtatëqind e tetëdhjete e tre) lekë.
- Partia Demokratike përfiton 103.191.160 (njëqind e tre milion e njëqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e njëqind e gjashtëdhjetë) lekë.
- Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet përfiton 9.753.658 (nëntë milion e shtatëqind e pesëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e tetë) lekë.
- Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut përfiton 8.018.647 (tetë milion e tetëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e dyzet e shtatë) lekë.
- Partia Republikane Shqiptare përfiton 13.223.679 (trembëdhjetë milion e dyqind e njëzet e tre mijë e gjashtë e shtatëdhjetë e nëntë) lekë.
- Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë përfiton 8.018.647 (tetë milion e tetëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e dyzetë e shtatë) lekë.
- Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar përfiton 8.018.647 (tetë milion e tetëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e dyzetë e shtatë) lekë.
- Partia Lëvizja e Legalitetit përfiton 9.753.658 (nëntë milion e shtatëqind e pesëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e tetë) lekë.
- Partia e Lirisë përfiton 15.577.215 (pesëmbëdhjetë milion e pesëqind e shtatëdhjetë e shtatë mijë e dyqin e pesëmbëdhjetë) lekë.
- Partia SocialDemokrate përfiton 12.266.268 (dymbëdhjetë milion e dyqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e tetë) lekë.
- Partia Nisma Thurje përfiton 6.283.636 (gjashtë milion e dyqind e tetëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind e tridhjetë e gjashtë) lekë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



