14 maji/ Lanë mandatin e deputetit për bashkitë, ja emrat e rinj që do të futen në Kuvend! Ilir Beqja refuzon

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur punën për zëvendësimin në Kuvend të deputetëve që hoqën dorë nga mandati, për të garuar për kryetar bashkie në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Në njoftimin e KQZ-së mbi mbledhjen e kësaj të mërkure (12 prill) bie në sy fakti se Ilir Beqja nuk ka pranuar të marrë mandatin e deputetit, që i kalonte atij pas largimit të Benet Becit, i cili do të kandidojë për Partinë Socialiste për të marrë drejtimin e Bashkisë së Shkodë në garën e 14 majit. Në renditjen e KQZ-së, pas Beqjes është Frrok Gjini, i cili pritet të marrë mandatin e deputetit.
Ndërkohë, në listën e Partisë Demokratike, pas largimit të Zef Hilës që do të kandidojë për kreun e Bashkisë së Vaut të Dejës në radhë ishte Bardh Spahia, por as ky i fundit nuk mund ta pranojë mandatin për shkak se do të kandidojë për Bashkinë e Shkodrës. Pas Spahisë, në radhë për të marrë mandatin e deputetit është Lodovik Hasani.
“Për shpalljen e moszgjedhshmërisë së kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Qarku Shkodër, z. Ilir Hamit Beqaj, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Për shpalljen e moszgjedhshmërisë së kandidatit të radhës në listën shumemërore të Koalicionit Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim, Qarku Shkodër, z. Bardh Ali Spahia, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë“, thuhet në njoftimin e KQZ.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



