14 maji/ Lefter Maliqi denoncon në SPAK shkeljet në Bashkinë e Kuçovës: Socialistët kishin në dorë sistemin e kamerave

Me pretendimin se ka patur shkelje, kandidati humbës për Bashkinë e Kuçovës Lefter Maliqi i është drejtuar SPAK-ut duke kallëzuar funksionarët e KZAZ-së në këtë bashki.
Maliqi tha se sistemi i kamerave ishte në dorë të anëtarëve të këshillit të PS, ku sipas tij në moment votimi dhe numërimi kamerat nuk punonin.
“Unë kam një bindje totale që këto fakte për përfaqësuesi t KZAZ, nuk ka pas më skandal që këto në shkelje të kodit zgjedhor ku drejtorë të bashkisë merrnin pjesë në numërim kur anëtar të këshillit të PS ishin edhe në sistemin kamerave, ishin edhe pjesë të tavolinave të numërimit. Kështu që shkeljet janë të faktuara me fotografi dhe filmime”, tha Maliqi.
Në fund ai tha se ka bindjen se provat filmike do të përdoren nga SPAK për hetim lidhur me shkeljet e Kodit Zgjedhor.
Lefter Maliqi, kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë” humbi në garën për bashkinë e Kuçovës, ku fitues doli socialisti Kreshnik Hajdari.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




