2023, vit i turizmit në Gjirokastër, probleme nga luhatjet e tregut valutor

Viti 2023 u njoh ndryshe si viti i zhvillimit te turizmit në qarkun e Gjirokastrës, çka bëri që të kishte mjaft ndikim edhe në zhvillimin e bizneseve. Sipas kryetarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Maksim Hoxha, arritjet më të mëdha shkuan për biznesin hoteleri-turizëm.
“Kanë qenë arritje të kënaqshme në sezonin turistik, ka qenë ajo punë e bërë për vite të tëra që u shpërblye këtë vit. Sezoni ka qenë shumë i frytshëm me lëvizje të mëdha turistësh”, u shpreh Hoxha.
Viti 2023 kishte edhe problematikat e veta. Një ndër problematikat me të mëdha e cila çoi disa biznese në rënie ose ne falimentim ishte edhe rënia e kursit të euros, për të cilën kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë i drejton një apel Qeverisë Shqiptare dhe bankave.
“Kursi i këmbimit ka penalizuar shumë jo vetëm pjesën e hoteleri-turizëm pasi dihet që kontrata bëhen para 1 viti në monedhën euro dhe të gjitha shpenzimet bëhen në lekë, por pjesën më të madhe të goditjes nga kursi i këmbimit e mori pjesa e fasonerisë dhe subjektet që bëjnë eksporte”, tha ai.
Ne qarkun e Gjirokastrës operojnë rreth 2 mijë e 500 biznese.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




