“3D” në RTSH, Gjinishi: Beteja Izrael–Hamas nuk është çështje religjoni. Kurani i ndalon vrasjet

A është konflikti Izrael-Hamas edhe një betejë për shkak të religjoneve? Pedagogu, njëkohësisht edhe një njohës i mirë i fesë islame, Ermir Gjinishi, i ftuar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH, ka komentuar se në këtë pikë duhet bërë shumë kujdes pasi çështja nuk duhet parë në konceptin e intepretimit si përballje mes religjoneve mbi bazën e analizave, teksteve që prodhojnë mediat.
Sipas tij çështja e religjonit duhet parë në konceptin e Kuranit, i cili tekstualisht e ndalon vrasjen e grave fëmijëve dhe të qënieve njerëzore.
“Interpretimet si përballje religjonesh nuk duhet bërë mbështetur tek mediat e analizat, por nga shkrimet e shenjta që nuk e lejojnë vrasjen. Vendet e shenjta bëhen ndonjëherë çështje grupimesh. Gjatë Netanjahut është shkelur shenjtëria e këtyre vendeve. Janë bërë gjeste që kanë prekur ndjesi në botë. Por Kurani thotë se nëse vret një njeri ke vrarë të gjithë botën. Për vlerësimet religjoze i duhet përmbajtur Kuranit. Çka ndodhi në Izrael nuk ka lidhje me religjonin“, komentoi Gjinishi.
Sipas tij, Shqipëria duhet marrë shembull në këtë drejtim pasi ka një histori që e bën krenare me izraelitët, të cilët ndonëse ishin në shumicë myslimane, që në kohën e Zogut, strehuan mijëra izraelitë.
“Shqipëria është i vetmi vend në botë që nuk dorëzoi asnjë izraelit. Përkundrazi. Izraelitët erdhën më pak dhe shkuan më shumë më pas në shtëpitë e tyre. Politika shqiptare në përgjithësi në këto 30 vite ka qenë në përkrahje të Izraelit. Natyrisht ka edhe zëra mbështetës për Palestinën edhe në Shqipëri, por nuk është e përgjithshme. Ka zëra në mbështetje të Palestinës edhe në Francë apo Gjermani.“, theksoi Gjinishi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




