“3D”, thirrja e palestinezit nga Gaza: Ndaloni luftën! Po vriten të pafajshëm

Ndërsa nga Izraeli janë evakuar disa shqiptarë të rrezikuar prej luftës me grupin Hamas, në Gazë jetojnë banorë të bllokuar pa mundësi daljeje nga qyteti palestinez.
Abdullah Xhaber (o. Jaber) është njëri prej tyre, i cili tregoi përvojën e tij personale ekskluzivisht në emisionin “3D” në RTSH. Palestinezi me nënshtetësi shqiptare prej 30 vjetësh duhej të ishte kthyer sot (10 tetor) në Tiranë, por pika kufitare me Egjiptin ku do të kalonte ishte sulmuar.
“Izraeli po hedh bomba sipër kalamajve dhe kjo duhet të ndalet. Duhet të ketë përgjegjësi. Bota nuk mund të diskutojë kush ka faj, por të vijë këtu dhe të parandalojë bombat kundër fëmijëve. Njerëzit flasin për politikën, por këtu nuk ka politikë, ka gjak.
Sot unë desha të largohesha dhe nuk kisha mundësi,” tha Xhaberi, në përgjigje të pyetjes se nga Izraeli është kërkuar largimi i gazanëve nga territori ku besohet se po strehohet Hamasi.
Ai bëri një apel për shqiptarët:
“Ne si shqiptarë kemi mbrojtur izraelitët kur ata kishin nevojë, u kemi hapur shtëpitë. Sot ata po bëjnë shumë më keq se ç’u kanë bërë gjermanët. Nuk ka vend të sigurt sot në Gazë. Ne po lutemi që civilët nga të dy krahët të mos vriten. Duhet të ndalohet vrasja e fëmijëve dhe civilëve,” deklaroi Abdullah Xhaber.
/rsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




