Karkaleci që po dëmton të mbjellat, fermerët kërkojnë dezinsektimin e zonës

Karkalecat përbëjnë problem për të mbjellat dhe në temperaturat e larta të këtyre ditëve pothuajse të gjithë fshatrat në Elbasan po vuajnë dëmtimet. Në Dumre, nga retë e karkalecave dëmet në bujqësi janë të shumta sidomos në sipërfaqet e mbjella me jonxhë, misër dhe në vreshtari. Për agronomin Mehdi Shehu, karkaleci po krijon shumë dëme dhe i vetmi shpëtim mbetet dezinsektimi i gjithë sipërfaqeve të prekura.
“Fermerët vijnë pyesin dhe doza që marrin për të dizifektuar parcelat e infektuara është shumë pak me sipërfaqet e dëmtuara“, tha Shehu.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




