Bankat lehtësojnë ofertën e kreditimit për individët

Ekonomi | 6 vite më parë
 

Bankat tregtare vijuan lehtësimin e standardeve të kreditimit për individët në tremujorin e parë vitit 2021, njofton ATSH. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, lehtësimi i standardeve u aplikua si për kreditë konsumatore, ashtu edhe për ato për blerjen e banesave. Standardet e kreditimit për individët u lehtësuan si pasojë e shtimit të konkurrencës në sistemin bankar, perceptimit të bankave për rrezik më të ulët lidhur me aftësinë paguese të kredimarrësit, si edhe nga toleranca më e lartë ndaj rrezikut për kreditë dhënë individëve këtë tremujor. Lehtësimi i përgjithshëm i kushteve të kreditimit u arrit kryesisht nëpërmjet lehtësimit të kushteve joçmim. Në këtë të fundit ndikuan shtimi i madhësisë së kredisë, kërkesat më të ulëta për kolateral në raport me kredinë e marrë, si edhe zgjatja e maturitetit maksimal të kredisë. Në tremujorin e dytë të vitit 2021, bankat presin t’i lehtësojnë më tej standardet e kreditimit të individëve, veçanërisht në kreditë konsumatore. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme