Punimet në sheshin “Shqiponja”, ARRSH: Së shpejti hapet tuneli nr. 3

Ekonomi | 6 vite më parë

Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se punimet në sheshin “Shqiponja” po vijojnë me ritme të larta dhe shume shpejt do të bëhet e mundur edhe hapja e tunelit nr. 3 i cili do të shërbejë për qarkullimin e makinave nga Durrësi në drejtim të zonës së Astirit. “Sheshi Shqiponja ku pas hapjes së tunelit nr. 4 që ndikoi në lehtësimin e qarkullimit të mjeteve, së shpejti do të bëhet e mundur edhe hapja e tunelit nr. 3 i cili do të shërbejë për qarkullimin e makinave nga Durrësi në drejtim të zonës së Astirit dhe për t’i dhënë përparësi ndërtimit të tuneleve në process”, bën të ditur ARRSH.

Në mesin e këtij muaji u bë e mundur hapja e tunelit nr.4 dhe përmes tij bëhet qarkullimi i automjeteve që dalin nga Tirana në drejtim të Durrësit, duke lehtësuar kështu qarkullimin.

Sheshi “Shqiponja”, është pjesë e lotit të parë të Unazës së Madhe dhe përfshin zonën nga rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja” deri te Pallati me Shigjeta.

Projekti i nënkalimit te sheshi “Shqiponja” është një zgjidhje teknike për qarkullimin e automjeteve në këtë segment tepër të ngarkuar, në harmoni me mjedisin dhe zhvillimin urban të Tiranës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme