HEC-i i Skavicës, Balluku: Do t’i jepet zgjidhje përmbytjeve në të gjithë zonën e Shkodrës!

Ekonomi | 6 vite më parë

 

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku ka hedhur të martën në parlament më shumë dritë mbi projektligjin për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës. Zonja Balluku tha se me ndërtimin e HEC-it të “Skavicës” do të rriten kapacitetet edhe për 3 HEC-et e tjera të kaskadës së Drinit.
Ajo nënvizoi se me ndërtimin e kësaj vepre gjigande do t’u jepet zgjidhje përfundimisht ndalimit të përmbytjeve në të gjithë zonën e Shkodrës.
Ministrja Balluku tha se investimi bëhet nga qeveria shqiptare, ndërsa faza e parë e studimit do të mbulohet me fonde të KESH.
Kontratat e parë do të jetë midis KESH dhe “Bechtel Interenational”. Ajo do të fokusohet në përgatitjet e projektit teknik. 4-6 javë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe brenda 30 ditëve do të negociohen kushtet e kontratës së parë. 
Kontrata e fazës së dytë do të firmosë brenda tre ditësh pune nga data e finalizimit të saj, që do të përfshijë projektimin dhe ndërtimin e Skavicës. “Unë i ftoj deputetët që ta votojnë këtë projektligj” tha zonja Balluku.
Ndërtimi i Skavicës do të kushtojë 550 milionë dollarë. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme