Kryeministri Rama nxjerr videon e projektit të hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të hënë një video nga plani për ndërtimin e hekurudhës së re Tiranë-Rinas-Durrës. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë u shpreh se më në fund do të nisë puna për ndërtimin e hekurudhës, pas finalizimit të një pune disavjeçare me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim. “MIRËMËNGJES dhe me hekurudhën e re Tiranë-Rinas-Durrës, që më në fund do të nisë nga ndërtimi pas finalizimit të një pune disavjeçare me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim, ju uroj një javë të mbarë.”shkruan zoti Rama.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




