Denaj: Rritja e pragut të TVSH-së çliron sipërmarrjen dhe ekonomitë familjare, si dhe ndihmon formalizimin
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi të enjten se me përjashtimin nga TVSH-ja të bizneseve me xhiro deri në 10 milionë lekë, kemi çliruar sipërmarrjen dhe ekonomitë familjare dhe ndihmuar formalizimin e ekonomisë, njofton ATSH.
“Së bashku me bizneset dhe sipërmarrësit, kemi hyrë në një fazë të re të politikës fiskale. Me përjashtimin nga TVSH-ja të bizneseve me xhiro deri në 10 milionë lekë, çlirojmë sipërmarrjen dhe ekonomitë familjare dhe ndihmojmë formalizimin e ekonomisë”, tha ajo.
Sipas të dhënave të publikuara nga Administrate Tatimore, numri i bizneseve që kanë deklaruar TVSH me xhiro nën 10 milionë lekë llogaritet mbi 46 mijë. TVSH e paguar nga kjo fashë në vitin 2019 ishte 3.4 miliardë lekë.
DPT sqaronë se personi i tatueshëm ka të drejtë të zgjedhë të zbatojë regjimin normal të TVSH-së, në përputhje me përcaktimet e ligjit, nëse qarkullimi vjetor është më i madh se 5 milionë lekë.
Për tatimpaguesit, të cilët kanë realizuar qarkullim me te vogel se 10 milionë lekë për vitin e plotë kalendarik 2020, DPT informojnë se do të kryhet çregjistrimi automatik i përgjegjësisë tatimore TVSH.
Çregjistrimi nuk do të kryhet në mënyrë automatike për tatimpaguesit, të cilët gjatë vitit 2020 kanë kryer të paktën një import.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




