Shtyhet me 3 muaj afati i kolaudimit
Të gjithë qytetarët që kanë certifikatë aktuale të kontrollit teknik fitojnë edhe 3 muaj vlefshmëri.
Akti Normativ që legjitimon këtë shtesë është firmosur nga Kryeministri Rama dhe ministrja Belinda Balluku.
Shtyrja e afatit me 3 muaj është për të gjithë ata që kanë një certifikatë kolaudimi të bërë në vitin 2020, në çdo kohë të vitit, pra të tëra mjetet që kanë bërë kolaudimin fitojnë këtë shtesë vlefshmërie, si një lehtësim në vijim për radhët që mund të krijoheshin.
Ndërkohë për ato mjete që targohen këtë vit 2021, nga nesër tërë drejtoritë rajonale të DPSHTRR do të kenë udhëzimet e duhura për t’i pajisur me vërtetime që njihen edhe nga policia për ta kryer kolaudimin sapo të rihapet shërbimi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




