Rindërtohet kopshti “Muçaj” në Vorë, standarde optimale për 200 fëmijë
Kopshti “Muçaj” në Vorë është rindërtuar nga e para pas goditjes fatale që i shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Duke ndarë pamje nga ambientet e rindërtuara të këtij kopshti, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali theksoi se “sot, ky kopsht modern e me kushte optimale është gati të mirëpresë 200 vogëlushë në hapësirat ku është punuar deri në më të voglin detaj”.
“Në 2021 puna nuk ndalet”, siguroi Spiropali.
Kopshti “Muçaj” në Vorë është rindërtuar krejt nga e para pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit dhe tashmë ofron kushte me standarde optimale për 200 fëmijë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




