Covid 19, Greqia shton masat shtrënguese

Greqia shton masat shtrënguese për shkak të Covid 19. Në Athinë, Selanik, por edhe për zona të tjera që do të hyjnë në zonat “e kuqe” nga nesër 27 shkurt deri në 8 mars, pasi të dhënat epidemiologjike janë përkeqësuar kohët e fundit.
Siç njoftoi zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave, Nikos Hardalias, në zonat e kuqe futen: Lefkada, Thesprotia, Komuna e Igumenicës, Siros, Samos, Bashkia e Artës, Komuna e Didimoteikos, e Lokrës, e Amfilokias, Heraklioni, Kreta dhe Korinti. Në zonën e kuqë mbeten edhe një sërë zonash të tjera, ndërsa disa kanë dalë nga zona e rrezikut. Ndërkohë edhe situata në Pire po shkakton shqetësim, pasi rastet aktive janë rritur. Tabloja është e ngjashme, sipas z. Hardalias, edhe në Sektorin Perëndimor të Athinës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




