Nata finale e Fest 62- Zgjidhet fituesi i Festivalit dhe përfaqësuesi në Eurovizion

Sot është nata finale e Festivalit të Këngës në RTSH ku do të zgjidhet fituesi i edicionit të 62 nga juria me 11 anëtarë profesionistë.
Në skenë sot do të përformojnë 22 këngëtarë, 8 prej të cilëve janë artistë të rinj debutues. Por në garën për në Eurovizion do të jenë të 31 pjesëmarrësit e këtij edicioni dhe do të jetë vota e teleshikuesve që do të përcaktojë përfaqësuesin e Shqipërisë në kompeticionin europian.
Ndërkohë natën finale të Fest 62 do të kenë mundësi ta ndjekin gjithë shqiptarët e rajonit, pasi do të transmetohet drejpërsëdrejti në disa televizone publike, në vendet ku ata jetojnë.
Për teleshikuesit nga Kosova, nata e fundit e festivalit do të transmetohet në kanalin kryesor të Radio Televizionit të Kosovës ndërsa tre netët e kaluara janë transmetuar në kanalin muzikor të RTK-së.
Nata finale e Fest 62 do të transmetohet drejpërsëdrejti edhe në Maqedoninë e Veriut përmes valëve të kanalit të dytë maqedonas, atij në gjuhën shqipe.
Për herë të parë në historinë e festivaleve, nata finale e Fest 62 do të transmetohet edhe në Malin e Zi në kanalin shqip të radios së Malit të Zi, i vetmi kanal atje që transmeton shqip 24 orë.
Lista e këngëtarëve që do të performojnë sonte në natën finale:
- Kastro Zizo – 2073
- Mal Retkoceri – Çmendur
- Erina & The Elementals – Jetën n’skaj
- Melodajn Mancaku – Nuk jemi më
- Tiri Gjoci – Në ëndërr
- Kleansa Susaj – Pikturë
- Irma Lepuri – Më prit
- Festina Mejzini – Melos
- Eldis Arrnjeti – Një kujtim
- Martina Serreqi – Vetëm ty
- Besa Krasniqi – Esenciale
- Sergio Hajdini – Uragan
- Olimpia Smajlaj – Saj
- Anduel Kovaçi – Nan’
- Michela Paluca – Për veten
- Peter Pan Quartet – Një herë
- Besa Kokëdhima – Zemrën n’dorë
- Arsi Bako – Zgjohu
- Elsa Lila – Mars
- Andi Tanko – Herë pas here
- Shpat Deda – S’mund t’fitoj pa ty
- Big Basta & Vesa Luma – Mbinatyrale
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




