Përkujtohet 106-vjetori i vdekjes së atdhetarit dhe luftëtarit shqiptar Themistokli Gërmenji

Kulturë | 3 vite më parë

Themistokli Gërmenji njihet si veprimtari i lëvizjes kombëtare e demokratike para dhe pas Pavarësisë së Shqipërisë. 

Në 1892 ai mërgoi në vende të ndryshme ku u përfshi në veprimtari atdhetare. 

Në vitet 1916-1917 u kthye në Shqipëri ku luajti rol të rëndësishëm për nënshkrimin e protokollit shqiptaro-francez të 10 dhjetorit 1916 me të cilin u shpall krahina autonome e Korçës. 

Fitoret e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare e bënë atë objekt goditjesh nga politikanë të huaj që mbanin qëndrim armiqësor ndaj Shqipërisë.

Ata trilluan ngjarje të rreme për veprimtarinë e tij si agjent i austro-hungarezëve, në bazë të të cilave u dënua me vdekje nga një gjykatë ushtarake franceze në Selanik ku u arrestua dhe pushkatua.

Në përkujtim të veprës së tij patriotike, koleksionisti korçar Mirgen Shamblli çeli një ekspozitë me materiale kushtuar Gërmenjit.

Gazetare Geralda Sali

/ rtsh /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme