Lindi djalin në gusht, Delinda Disha gati emrin e vajzës? Emocionet e bekimit të ri

Delinda Disha ishte në programin “E diela jonë” me Ermal Peçin.
Në gusht të këtij viti ajo u bekua me djalin e dytë dhe për herë të parë ndan emocionet e saj:
“Ndihem një mbretëreshë mes 3 burrave. Kam bërë një lindje cezariane, të vështirë. Se kam pasur mendjen kush më uroi, kush jo. Kam kaluar një post-partium të rëndë me Konstandinin. Vendosëm një emër shqiptar dhe kështu do të jetë edhe nëse bëj një fëmijë të tretë. Nëse do bëj vajzë do ja vë emrin Tringa.“
Së bashku me Ermalin, Delinda ishte krah Linda Jaranit dhe Madi Selimit për shfaqjen e tyre të fundit. Si ndihet Delinda përballë roleve të saj?
“Kam bërë kaq shumë role e them që jam më e mira, sepse nuk ka dalë akoma ndonjë aktore të më sfidojë me aq shumë role sa kam bërë unë edhe po t’i fal 5 vite që të jetë përpara, prapë nuk besoj se më arrin.“
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




