MISS GLOBE 2023, hap siparin edicioni jubilar i eventit botëror të bukurisë

Kulturë | 3 vite më parë

Çel siparin edicioni jubilar i eventit botëror të bukurisë Mis Glob 2023, i cili prej 20 vitesh organizohet nga Deliart Asociaton dhe i rikthehet Durrësit  në natën finale aty ku e filloi para 20 vitesh në vitin 2004.  Ndërkohe për këtë edicion kanë mbërritur dhe Konkurrentët  e para si miss Ukraina Skocia dhe Anglia ku ka nisur menjëherë puna edhe për revistën.

“Jam shumë e lumtur që ndodhem në Shqipëri dhe krenare që do të përfaqësoj vendin tim në këtë event”, tha njëra nga miset.

Fituesja e kurorës për vitin 2022 modelja Anabel Pajano shprehet shumë e lumtur për këtë event

 “Jam shumë e emocionuar që jam sërish në Shqipëri dhe  të kurorëzoj mbretëreshën e re të Miss Glob 2023 . Në këtë konkurs nuk bëhet fjalë vetëm për të qenë e bukur por për të qenë vetvetja dhe për ti dhënë dashuri të gjithëve ashtu siç jep për familjen tënde sepse ne të gjithë jemi një familje”,  tha një mis tjeter .

 Deri në natën finale do të vazhdojmë ti njohim  pak nga pak te gjitha historitë e 58 princeshave në programet  e dedikuara duke filluar nga 12 nëntori  vetëm në RTSh 1 për të mbërritur në mbrëmjen festive te 17 nëntorit nga Pallati i Sportit në Durrës.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme