Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit vijon në natën e tretë me shfaqjen “Zogu i zi”

Ka vijuar konkurrimi në “Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit” me shfaqjen “Zogu i zi”, e cila është transmetuar mbrëmjen e djeshme në faqjen zyrtare të “TK” Shfaqja “Zogu i zi” vjen në këtë festival si një projekt i pavarur dhe nuk përfaqëson ndonjë institucion teatror në hapsirën shqipfolëse. Regjisor i këtij projekti është Donald Hasani, aktorë Pjerin Vlashi, Eglantina Cenoimeri, Franceska Hysi, producent Florian Çanga dhe skenografe Stela Laknori. Drama “Zogu i Zi” bazohet në historinë midis një vajze 12-vjeçare, e cila takohet me një burrë rreth të tridhjetave në një barbekju, nga i cili abuzohet seksualisht. Abuzuesi dënohet për pedofili por kjo ngjarje ka lënë pasoja psikologjike tek Una e cila tashmë dhe pse në moshë te rritur akoma e vuan.
Ajo e kërkon dhe e gjen ne internet Rein pas 15 vitesh, për t’i dhënë mundësi vetes të kuptoje pse ka ndodhur kjo histori, si dhe të riekzaminojnë së bashku, diçka që secili e ka bërë brenda vetes. Pjesa ka të bëjë me natyrën e të vërtetës dhe sesi pas 15 vitesh ne mund ta riimagjinojmë të vërtetën, ta rishpikim apo riemërojmë. Festivali vijon sot me shfaqjen e radhës e cila është komedia “Martesa” shfaqje e teatrit “A Moisiu” Durrës me regji të Driada Dervishit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




