Teatri i Korçës do të vijojë me aktivitete në natyrë

Kulturë | 6 vite më parë

Edhe për vitin 2021, për shkak të pandemisë e vetmja mënyrë për të qënë afër shikuesve është ngritja e skenave teatrale në ambiente të hapura. Kështu është shprehur Zamira Kita drejtore e teatrit “Andon Zako Çajupi”. Sipas saj periudha e dimrit ka qënë mjaft e vështirë pasi për shkak dhe të kushteve atmosferike është e pamundur të realizohen shfaqje në eksterier, ndërkohë që i gjithë programi tashmë synohet të realizohet në pranverë në ambient të hapura nga Parku Rinia por edhe tek Pazari i Vjetër i Korçës. Sipas Kitës aktiviteti i parë që është programuar për të hapur kalendarin e aktiviteteve në pranverë është një mbrëmje poetike.

Gjithashtu Kita vijon ti mëshojë fort faktit se qytetit të korçës duhet ti rikthehen shfaqjet teatrale në ambientet e teatrit kjo pasi teatri “Andon Zako Çajupi” i plotëson kushtet për realizimin e shfaqjeve në periudhë pandemie.

Ndërkohë rikujtojmë që trupa e teatrit të Korçës do të marrë pjesë tek Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit i zhvilluan online me shfaqjen” Kopshti i qershive” i cili fillon në datën 23 shkurt.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme