Sulo: Kemi të njëjtën elitë politike prej 30-vitesh. Vetëm Nano iku, por u bë pishman

Politikë | 2 vite më parë

Në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, analisti Arion Sulo, deklaroi se ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria pas 34 vitesh ka të njëjtën klase politike.

Për të gabuar do të gabohej sepse “një këmbë e kishim në diktaturë dhe të nesërmen në pluralizëm”.

“Të heqim vitin e mbrapsht 1997 që patëm një regres dhe ishte pranë një lufte civile gjithçka tjetër për mua ka qenë brenda kornizave të një vendi Ballkanik.  Në këto 12 vite të kësaj qeverie po drejtohemi nga partia-shtet dhe kjo për mua nuk ka asnjë dyshim.  Një problem tjetër që na dallon nga vendet e tjera të Ballkanit është se ne elitën politike e kemi të njëjtë prej 30 vitesh.  Një Fatos Nano ka ikur dhe u bë pishman dhe të gjithë të tjerët janë këtu”.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme