Pse nuk ishte në festën e PD? Zogaj: Nuk mora ftesë, jam distancuar nga Berisha

Politikë | 2 vite më parë

Analisti Preç Zogaj, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, deklaroi se nuk ka marr pjesë në festën e organizuar nga Partia Demokratike në kuadër të 34 vjetorit të themelimit të saj.

“Jam distancuar nga ky grupim politik por dhe ata nuk kanë bërë ftesë”.

Duke rikujtuar ngjarjet që bënë historinë e thellimit të pluralizmit, Zogaj tha se,”unë si person që e kam jetuar nga afër këto ngjarje dhe e kam përshkruar me imtësi tek libri im. Besoj se kjo është ngjarje e madhe dhe duhet treguar në mënyre koncizë dhe jo të hallakatesh sepse e humbet rëndësinë e ngjarjeve.  Duke iu referuar dhe ditarëve, shënimeve dhe botimeve të kohës si ngjarje ajo është e dokumentuar në atë pjesën e dukshme. ndërsa në pjesën e padukshme akoma mbetet për tu ndriçuar sepse ajo ngjarje ka dhe enigmat e veta.”

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme