Më 17 dhjetor konferenca ndërqeveritare në Bruksel-Shqipëria hap kapitullin për Marrëdhëniet me Jashtë!

Shqipëria do të hapë më 17 dhjetor negociatat me BE-në për grup-kapitullin 6: Marrëdhëniet e jashtme.
Lajmi është dhënë nga Presidenca hungareze e Këshillit të BE-së ku në një njoftim në platformën “X”, njofton se është miratuar nisja e negociatave me Shqipërinë për grup-kapitullin 6: Marrëdhëniet e jashtme, duke lejuar që konferenca e tretë ndërqeveritare me Shqipërinë të mbahet më 17 dhjetor.
Zhvillimi i Konferencës Ndërqeveritare në 17 dhjetor pritet të shënojë tjetër hap për ecurinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë.
Kujtojmë se ky vendim vjen pason hapjen e kapitullit të “Themelorëve”, më 15 tetor që përfshin reformat kyçe në drejtësi, sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe funksionimin e institucioneve demokratike.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




