Muça: Berisha është bërë xhind. Pret një aleat tjetër si Ahmetaj ndaj SPAK-ut

Politikë | 2 vite më parë

Analisti Flogert Muça në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, deklaroi se kryetari i PD-së, Sali Berisha, është bërë xhind pse Erion Veliaj nuk reagoi kundër SPAK-ut dhe BKH-së, kur i kontrolluan shtëpinë. Sipas tij, Berisha po pret edhe një Ahmetaj të dytë, pasi deri tani ka vetëm Metën dhe Arben Ahmetajn e parë.

“Veliaj ka dhënë 2 mesazhe që janë në unison me Ramën dhe PS: mbështetje për drejtësinë dhe ‘non grata’ s’mund të bëjë leksione kundër korrupsionit. Nuk shoh surprizë. Veliaj më pas e instrumentalizoi situatën kundër doktorit dhe kjo është retorikë politike. Nuk shoh se Veliaj atë reagim e ka bërë pa pasur konsultim me Ramën. PS është parti e organizuar politikisht dhe ka një harmonizim të qëndrimeve. Në punën e SPAK ka vend për kritika. Beteja nuk ndikon në punën e SPAK-ut. Berisha pret Ahmetajn e dytë në sulmin frontal kundër SPAK. Ka Metën, ka Ahmetajn e parë, po pret dhe tjetrin. Berisha është bërë xhind që Veliaj nuk reagoi kundër SPAK-ut dhe BKH-së që i kontrolluan shtëpinë.”, tha Muçaj.  

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme