Gjikondi: Vlerësimi për Dumanin ishte një ridënim për Berishën

Politikë | 2 vite më parë

Juristja Brisida Gjikondi, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, deklaroi se vlerësimi për kreun e SPAK-ut Altin Dumani, nga SHBA në luftën kundër korrupsionit, ka dëshpëruar të dy krahët e politikës, të shumicë dhe të opozitës.

“Nga shumica madje ka pasur edhe ironi. Kjo është e turpshme sepse kemi të bëjmë me vende që janë në krye të listës së korrupsionit. Është çmim i merituar dhe dëshmi e luftës së SHBA kundër korrupsionit. Vlerësimi për Dumanin është ri dënim për Berishën, dhe jo vetëm për të. Edhe Dvorani u sulmua egërsisht nga Meta e Berisha. Edhe Duamani po sulmohet më egërsisht. Sa herë politika godet persona që mbështeten nga SHBA në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, Amerika zgjedh një rrugë tjetër të mbështetjes ndaj tyre, duke bërë vlerësime, si dhe duke pohuar më fort mbështetjen për persona që luftojnë kundër korrupsionit.”, tha Gjikondi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme