Zgjedhjet e 2025- Berisha: Të trokasim në dyert e qytetarëve! Sulmi elektoral ndalet vetëm me fitoren më 11 maj

Politikë | 2 vite më parë

Në një takim me grupet e punës së Tiranës, kreu i PD-së, Sali Berisha ka dhënë porosi për fushatën zgjedhore për zgjedhjet që pritet të mbahen më 11 maj të vitit të ardhshëm. Berisha ka kërkuar që të zhvillohen takime të drejtpërdrejta me qytetarët, duke e konsideruar “sulm elektoral” që, sipas tij, do të ndalet vetëm me fitoren e PD-së në këto zgjedhje.

“Kjo betejë kërkon që ne pandërprerë të trokasim në dyert e qytetarëve të Tiranës. Të baltosemi nga këpucët në rrugët dhe rrugicat e këtij qyteti. Ka një mekanizëm, një faktor i provuar në të gjitha kohëra si faktor suksesi dhe ky është takimi me njerëzit. Kanë rëndësi të gjitha të tjerat, kanë rëndësi ekranet, debatet, mediat sociale. Asgjë nuk mund të zëvendësohet, nuk ka gjë më të rëndësishme se t’i trokasësh tjetrit në derë, të ulesh për të pirë në kafe, se sa t’i trokasësh në dyqan dhe të hysh të bisedosh, t’i dorëzosh një copë fletushke me pesë gjëra që ti mendon. Kështu që pra, mbetet të fillojmë sulmin elektoral, i cili ndalon vetëm me datën 11 maj, ditën e fitores”, tha Berisha.

Ai theksoi se fokusi i PD-së në këtë fushatë elektorale do të jetë ekonomia.

“Në këtë fushatë, boshti qendror, duhet ta kemi secili nga ne të qartë, i fushatës do jetë ekonomia, ekonomia, ekonomia. Pse? Sepse jemi në një realitet që tejkalon absolutisht pothuajse çdo lloj imagjinate. Jemi në një realitet shumë të dhimbshëm. Jemi në një realitet shkatërrimtar për njerëzit”, u shpreh Berisha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme