Sot Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, Begaj: Të reflektojmë mbi këto parime

Politikë | 2 vite më parë

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka deklaruar se 10 Dhjetori, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, shërben si reflektim mbi parimet dhe të drejtat themelore të qytetarëve. 

“Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, që u aprovua dhe u shpall më 10 dhjetor 1948,  njohu të drejtat dhe liritë themelore për çdo qenie njerëzore, pa dallim race, ngjyre, gjinie, gjuhe, feje, origjinë kombëtare ose sociale, opinioni politik, pasurie ose kushte të tjera.

Deklarata shërben si një udhërrëfyese për kombet dhe shtetet anëtare.

Secili nga ne, duke dhënë kontributin e tij,  mund të luajë një rol thelbësor në respektimin e të drejtave dhe lirive themelore”, shkruan Begaj.

Ai ka ftuar të gjithë, veçanërisht të rinjtë të “jenë mbajtësit dhe përcjellësit e saj, duke çmuar çdo të drejtë që gëzojmë si qenie njerëzore, nisur me respektin e tjetrit, pranimin e njerëzve ashtu siç janë.

Duke respektuar, mbështetur e reklamuar të drejtat njerëzore, ju, të dashur të rinj, do të ndërtoni një shoqëri më të mirë e më të paqtë”

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme