Rihapja e “Notre Dame”, Rama i pranishëm në ceremoni: Shqipëria ka kontribuuar modestisht

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria dha kontributin e saj modest në restaurimin e Katedrales “Notre Dame” pas zjarrit që e shkrumboi në vitin 2019.
Deklaratën Rama e bëri teksa ishte i pranishëm në Paris në ceremoninë e hapjes së katedrales “Notre Dame”, një prej simboleve të kryeqytetit francez.
Kreu i qeverisë shqiptare është shfaqur mes qindra të ftuarve dhe personaliteteve botëror, shoqëruar në këtë ceremoni nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka ndarë momente nga ceremonia, teksa shkruan se edhe Shqipëria ka kontribuar modestisht për rindërtimin e katedrales pas zjarrit të pesë viteve më parë.
“Paris – Sonte në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre-Dame de Paris, ku edhe Shqipëria ka kontribuar modestisht për rindërtimin pas zjarrit të pesë viteve më parë”, shkruan ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




