Shehi refuzon Berishën : Nuk mjafton Berisha për të mundur Ramën!

Kreu i LZHK Dashamir Shehi ka refuzuar ftesën e kreut të PD Sali Berisha për bashkëpunim.
“Ne jemi të hapur për koalicion dhe bashkëpunim me çdo forcë politike që konsideron narko-dikaturën të keqen më të madhe të këtij vendi”, tha Berisha.
Por zoti Shehi nuk e shikon të plotësuar betejën kundër Ramës, me në krah Berishën. “Ne nuk mendojmë që meqë ben Berisha një ftesë, të turremi të gjithë pas ftesës se Berishës. Ne mendojmë që nuk mjafton Berisha për të mundur Edi Ramën, se është aty prej 30 vitesh”, u shpreh Shehi.
Duke refuzuar Berishën , Shehi u përcolli ftesën të gjitha partive të reja, të vogla për tu bërë bashkë kundër dy partive më të mëdha në vend.
“Ne po luftojmë për të bërë një grup tjetër politik, të hymë me një listë të përbashkët, të hapur, përball atyre që e kanë të mbyllur”, shtoi Dashamir Shehi.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




