Përfaqësues nga ambasadat e SHBA në Ballkanin Perëndimor takim me Hasanin, në fokus integrimi europian e rajonal

Politikë | 2 vite më parë

Diplomatë nga ambasadat e SHBA në Ballkanin Perëndimor, kanë zhvilluar të premten një takim me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka publikuar detaje nga takimi i zhvilluar, ku në fokus ka qenë bashkëpunimi rajonal.

“Së bashku, ata eksploruan se si SHBA, Shqipëria dhe partnerët rajonalë mund të çojnë përpara objektivat tona të përbashkëta për paqe, begati dhe integrim europian dhe rajonal” shkruan ambasada amerikane në një njoftim të saj.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme