Muça: Albana Vokshi kur i sheh mikorofonat, i shkul…!

Politikë | 2 vite më parë

“Komisioni i Dështuar” ishte titulli i emisionit 3D të Alban Dudushit të premten. Ai ju kushtua aktivitetit të Komisionit parlamentar hetimor të Check-Up dhe Sterilizimit. 
Gazetari Flogert Muça solli në vemendje sjelljen e kryetares së komisionit deputetes së PD Albana Vokshi. I pyetur se për çfarë do të mbahet mend ky komision ai u përgjigj shkurt: “Për tallavanë e Albanës”. Sipas tij ajo u testua për herë të parë se çfarë mund të bëjë kur i jepet pushtet dhe tregoi se di të shkuli mikrofonat. “Albana e ktheu komisionin në një instrument politik, sigurisht me direktivë nga lart” tha ai. Sipas zotit Muça  maxhorancës së majtë i shkonte për shtat qëndrimi i zonjës Vokshi. Në vlerësimin e tij analisti Muça tha se opozitës nuk i intereson përmirësimi i sistemit të prokurimeve, pasi mendojnë se nëse vijnë në pushtet do të kenë përfitime. Me sjelljen e Albanës, komisioni ka rënë, tha Muça. 

 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme