Sulo: Pas komisionit të inceneratorëve, qeveria nuk do më hetim

Politikë | 2 vite më parë

Analisti Arion Sulo, deklaroi në emisionit “3D” të moderatorit Alban Dudushit në RTSH1 që Komisioni Hetimor për Check Up dhe Sterilizimin i drejtuar nga Albana Vokshi do të dështonte sepse qeveria nuk dëshiron të hetohet.

Sipas tij, pas Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, ku kryeministri Rama deklaroi që unë firmos “fap fap fap” dhe të gjithë këto deklarata u çuan në SPAK, qeveria nuk është interesuar të shty afatet e këtij komisioni hetimor.

“Ky është një komision që do të dështonte sepse ashtu sikurse u ngrit ky komision, ashtu siç i sakatoi ky produkt do të ishte në përfundim.  Mazhoranca nuk do hetim më nga parlamenti. Pas komisionit hetimor të inceneratorëve qeveria nuk do më hetim”.

Më tej ai nënvizoi se nuk duhet marr në analizë sesi e drejtoi zonja Vokshi, Komisionit Hetimor për Check Up dhe Sterilizimin por për çështjen që ajo kishte si qëllim për të hetuar.

“Funksionin e parë ky komision hetimor ka që të bëjë transparencën me publikun”.

 

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme