Hoxha: Ndalimi i Metës është xhiruar i gjithi. Në momentin e arrestimit, s’kishte truprojë

Politikë | 2 vite më parë

Presidenti i Partisë së Lirisë, njëkohësisht ish-presidenti i vendit, Ilir Meta, u arrestua të hënën në mënyrë të bujshme me urdhër të SPAK-ut.

Për emisionin “3D nga Alban Dudushi”, gazetari Poli Hoxha tregoi se arrestimi i Metës ishte po aq i beftë për atë vetë sa për publikun shqiptar.

“Z. Meta ka qenë në një vizitë personale me sekretarin organizativ në Kosovë [Artemis Peca], ndërkohë që mbrëmë është firmosur urdhërarresti nga Gjykata e Posaçme pas kërkesës së SPAK-ut. Është ngritur grupi për ndalimin e z. Meta. Ai ka qenë krejtësisht vetëm, pa Gardën. Ai edhe si president nuk e përdorte Gardën. Nuk është e vërtetë që videoja e publikuar është nga SPAK. Ajo është video qytetarësh. Qytetarja, që ka qenë protagoniste, thotë në video ‘gjynah, gjynah’. Të gjithë pjesëtarët e forcave operacionale me në krye agjentët e BKH kanë qenë me iniciale dhe gjithë dokumentet. I gjithë ndalimi është filmuar me kamera. Kam idenë se përveç akuzave të SPAK-ut mund t’i shtohet edhe akuza e kundërshtimit të forcave të rendit.

Sot mbasdite vonë ka shkuar avokati bashkë me djalin, megjithëse nuk lejohet takimi për 72 orë,” tregoi z. Hoxha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme