Dedaj: Pse PD e uli kokën për Kodin Zgjedhor. Nuk reflekton interesin e qytetarëve

Gazetari Reldar Dedaj në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, deklaroi se PD e uli kokën përpara PS kur ishte fjala për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që janë kundër interesit të qytetarëve, dhe nuk po reflekton më interesat e qytetarëve.
Sipas tij, agresiviteti i opozitës është i tepruar, por për djegien e karrigeve mund të vihet gjobë dhe është i tepruar dënimi me 40 ditë.
“Duan ta shfaqin që Berisha dhe PD është opozita. Është ndihmuar dhe nga shumica për këtë. PD nuk reflekton kushtet dhe pritshmërinë që kanë qytetarët. PD uli kokën për reformën elektorale që është kundër interesit të demokracisë dhe të qytetarëve. Partitë e reja i identifikojnë si kast e vjetër politike dhe PD nuk po reflekton ende. Ka shkatërruar elementët e vetë-korrigjimit. Ka depuetë që janë aty me dekada dhe nuk kanë asnjë bilanc suksesi. Kam qenë simpatizant i PD, por nuk pranoj faktin që nuk pranon qarkullim elitash. Nuk guxon ta kritikosh se të identifikojnë me Ramën. PD nuk reflekton interesin qytetar.”, tha Dedaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




