Neza: Shqipëria nuk jep garanci për rendin. Ja rreziku për banorët e Gjadrit!

Politikë | 2 vite më parë

Analisti Sami Neza, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH u shpreh se marrëveshja e emigrantëve mes Italisë dhe Shqipërisë nuk jep garanci për rendin dhe sigurinë, si dhe i le të ekspozuar banorët e Gjadrit.

Sipas tij, problemi i marrëveshjes dhe debati që u zhvillua në Shqipëri dhe jo në Itali dhe Evropë, ndodhi për shkak të arrogancës së Ramës.

“Marrëveshja kaloi vetëm në shtegun e kryeministrit, pa konsultime. Ne nuk kemi histori të veçantë vetëm me Italinë. Kemi dhe me Greqinë, Gjermaninë, Austrinë etj. Nuk është argument thjeshtë për marrëdhënie të veçantë me Italinë. Problemi është edhe për efekt të rendit dhe të  sigurisë që nuk janë të garantuara. Vendi është epiqendër e trafikut të drogës. Banorët e Gjadrit do ta kenë të vështirë të mos bien pre e trafikantëve. Gjykata Kushtetuese i la hapësirë qeverisë. Në rastin e marrëveshjes janë artikuluar terma që nuk lidhen me Kushtetutën. Ata u panë si palë në këtë çështje.”, tha Neza.  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme