Opozita zhvendos në Strasburg protestën, më 23 tetor përpara PE-së

Politikë | 2 vite më parë

Zhvendoset në Strasburg aksioni opozitar. Deputetët e opozitës do të protestojnë për herë të parë përpara Parlamentit Europian.

Sipas informacioneve siguruar nga RTSH, bëhet me dije se protesta E 30 deputetëve opozitarë do të mbahet më 23 tetor.

Arrestimi i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji; mbajtja nën arrest shtëpie e liderit demokrat Sali Berisha; kauzat opozitare; janë disa prej arsyeve të protestës së opozitarëve përpara PE-së.

Kujtojmë se disa ditë më parë, lideri demokrat dhe deputetët opozitarë paralajmëruan radikalizim të mëtejshëm të protestave, kundër asaj që ata e cilësojnë si kapja e institucioneve dhe “shtetit” nga Kryeministri Edi Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme