Çipa: Hapja e negociatave me BE, moment i ri për Shqipërinë

Politikë | 2 vite më parë

Analisti Aleksandër Çipa deklaroi se hapja e negociatave me BE është një  moment i ri për Shqipërinë dhe sipas tij, në raport dhe me vendet e tjera, Shqipëria duket e avantazhuar në këtë proces.

Ai deklaroi në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 nën moderimin e gazetares Sonila Agostini, se ajo që është më e rëndësishme sot, por dhe nesër, për Shqipërinë është pjesë e atyre tre vendeve që përafrohen në fazën praktike të procesit të integrimit.

“Ajo që mund të konsiderohet një konsistencë e këtij samiti është raporti gjerman ndaj Ballkanit Perëndimor dhe procesin që përfshinë integrimin e tyre në BE”.

Shqipëria në këtë pikë mendon Çipa, është në një pikë avantazhuese, gjë që do të varet nga serioziteti i administratës sonë dhe nga vektori politik në mënyrë të veçantë.

Uroj që diplomacia të jetë në një nivel të lartë dhe të ‘përballet’ me burokracitë e BE-së.

 

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme