Zgjedhjet parlamentare në 2025, Celibashi i kërkon Kuvendit 393 punonjës me kohë jo të plotë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nis përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, të cilat pritet të zhvillohen në pranverën e vitit 2025.
Pavarësisht se Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ende nuk ka nisur kontaktet me grupet parlamentare, me qëllim konsultimin paraprak përpara se të shpallë datën e zgjedhjeve, KQZ, duke marrë në vlerësim edhe afatin kohor kur u zhvilluan zgjedhjet 4 viteve më parë, ka përcaktuar strukturë e organikës për personelin shtesë me kohë jo të plotë, që do i duhet në zgjedhjet e 2025-ës.
Referuar Kodit Zgjedhor, i cili në një nga pikat thotë se Komisioneri për Zgjedhjet përgatit dhe i përcjell për miratim Kuvendit strukturën dhe organikën e administratës së KQZ-së, me kohë të plotë pune dhe asaj me kohë jo të plotë, i kërkon Kuvendit që të miratojë organikën për 393 punonjës shtesë me kohë jo të plotë për zgjedhjet e vitit 2025.
Për këtë qëllim ai i ka dërguar Kuvendit për miratim edhe listën e pozicioneve të punës që kërkohen, si dhe pagat që do të marrin sipas pozicioneve të punës këta 393 punonjës.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




